Vendosni fjalën kyçe....

“Moderna është ‘Rolls-Royce’ i vaksinave, gjermanët të mos bëjnë vetëm Pfizer” – Ministri i Shëndetësisë


Ministri gjerman i Shëndetësisë pohoi se ekspertët e shohin vaksinën Moderna si “Rolls-Royce” të vaksinave, ndërsa e krahasojnë goditjen e Pfizer me një “Mercedes”, teksa vendi po përdor doza përforcuese për të zbutur valën e katërt.

Duke folur të hënën, Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn tha në një konferencë shtypi se qeveria do të këmbëngulë në përdorimin e vaksinës Moderna si një përforcues Covid-19, duke paralajmëruar se miliona doza mund të skadojnë në tremujorin e parë të 2022 nëse nuk përdoren.

Spahn tha se rreth 16 milionë doza Moderna mund të shkojnë dëm nëse nuk përdoren në muajt e ardhshëm. Ministri theksoi se parapëlqimi i shumicës së gjermanëve për vaksinën Pfizer ishte i gabuar, pasi ai pohoi se ekspertët e quajnë atë Moderna “Rolls-Royce” të vaksinave Covid-19. Ndërkohë, vaksina Pfizer, e zhvilluar në partneritet me firmën gjermane BioNTech, ishte më e krahasueshme me “Mercedes”.