Vendosni fjalën kyçe....

Nesër mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë, zbardhet axhenda


Nesër do të mbahet takimi në Elbasan mes dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe të Kosovës. E ndërkohë është zbardhur edhe axhenda e kësaj mbledhjeje.

Kështu, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do të takohet me homologun e tij, Edi Ramën në orën 10:00. Pas kësaj, do të vijohet me çeljen e sesionit plenar të mbledhjes së përbashkët.

Në fund dy kryeministrat do të mbajnë dhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

AXHENDA

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës
10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës (Regji + të gjitha mediat)

Në mbërritje, Kryeministri i Republikës së Kosovës mirëpritet nga Z. Edi Rama Kryeministër i Shqipërisë

Vijohet me luajtjen e himneve kombëtare dhe nderimet ushtarake nga Truproja e Nderit e Republikës së Shqipërisë

10.10 – Çelja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Regji)
11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Regji)
11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Regji + të gjitha mediat)
12.05 – Foto e përbashkët (Kameraman dhe fotograf zyrtar)
13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Regji)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve.