Kryeministri Edi Rama i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV deklaroi se databaza “Patronazhisti” është e manipuluar.
Sipas tij në databazën e Partisë Socialiste nuk ka karta identiteti.
Ai i kërkoi gazetarëve të pranishëm në debat që të shkojnë në organet e drejtësisë dhe të dorëzojnë bazën e të dhënave.
“Është databazë e manipuluar. Patronazhistët janë ata që janë dhe unë jam krenarë për ta. Në databazën tonë nuk ka karta ID. Gjëja më e denjë që mund të bënit, të shkonit në organet e drejtësisë, të dorëzoni bazën e të dhënave që keni përdorur, duket kollaj nëse keni bërë ndërhyrje”-deklaroi Rama.