Vendosni fjalën kyçe....

Rama për takimin me fermerët: Ramë dakord por kemi edhe dallime, do takohemi së shpejti për të dëgjuar njëri-tjetrin


Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama është takuar me një përfaqësi të fermerëve të cilët protestuan para parlamentit kundër paketës fiskale, që po diskutohet sot në seancën plenare.

Rama shkruan pas këtij takimi se ka pasur dakordësi dhe ndasi në qëndrimet e fermerëve me qeverinë, por thotë se do të takohen përsëri së shpejti për të dëgjuar njëri-tjetrin.

“Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri.
Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin.
Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me problemet.”-
deklaron Rama.