Vendosni fjalën kyçe....

9 humbje jete në vend, 440 raste të reja me Covid-19


9 persona kanë hmbur jetën në spital së fundmi lidhur me pandeminë Covid-19.

Personat që kanë humbur jetën janë gjashtë qytetarë nga Tirana të moshave 62-82 vjeç, dy qytetarë nga Berati të moshave 74-77 vjeç e një qytetar nga Durrësi, 87 vjeç.

Nga 2902 testime të kryera janë gjetur 440 raste të reja me koronavirusin e ri. Në spitale po mjekohen 150 pacientë nga të cilët 18 janë në gjendje më të rëndë.