Vendosni fjalën kyçe....

Aksident masiv në rrugën Milot-Mamurras, njëra nga makinat shoqëronte ish-kryeministrin Berisha


Një aksident masiv ka ndodhur në rrugën Milot-Mamurras.

Në përplasje janë përfshirë katër makina, njëra prej të cilave shoqëronte ish-kryeministrin Berisha i cili po kthehej nga takimi në Kurbin, shkruan ABC.

Nga përplasja janë lënduar tre persona ndërsa përplasja ka ndodhur në Fushë Mamurras. Të lënduarit janë dërguar në spitalin e Laçit ku po marrin mjekimin.