Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Milot ku u godit eskorta e Berishës, çfarë thotë policia


Disa makina u përfshinë në një aksident masiv në rrugën Milot-Fushë Mamurras.

Sipas policisë, një mjet që drejtohej nga një shtetas me iniciale A.M., ka goditur një mjet tjetër e më pas është përplasur me mjetin shoqërues të eskortës së ish-kryeministrit Berisha.

Nga aksidenti janë lënduar lehtë dy shtetas të Kosovës.

Njoftimi

“Kurbin/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës së deputetit S.B. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”