Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një intervistë për emisionin “Open” deklaroi se “foltorja” e Sali Berishës ka degraduar në një proces të personalizuar ku ka shpikur një aksion për të shmangur vendimin e SHBA-ve.
Kryedemokrati theksoi se nuk ka Kuvend kur të vendosë Sali Berisha dhe se 18 dhjetori është data kur do bëhet dialogu.
“Foltorja dhe procesi i nisur nga Berisha ka degraduar në një proces të personlizimit të aksionit opozitar. Beteja nuk është mes meje dhe tij. Ai ka shpikur një betejë për të shmangur vendimin. Nuk e vendos Sali Berisha se kur do të mbahet Kuvendi. PD nuk është një organizëm pa rregulla apo shpikje. PD nuk ka pasur në plan për të bërë një Kuvend pas 6 muajsh kur është mbledhur. 18 dhjetori është përgjigja e PD-së ndaj demokratëve qoftë edhe 5 prej tyre. Vendi ku do të behet dialog. Ku e dimë ne se sa firma janë mbledhur. PD nuk është kasaforte. Jam habitur qe Edi Paloka kishte kasaforte”- tha ai.