Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Vdekjet e qytetarëve në Thumanë nga tërmeti, krim shtetëror pasi pallatet u shpallën të pabanueshme


Ish-kryeministri Berisha e ka quajtur krim shtetëror atë që ndodhi në tërmetin e 26 nëntorit 2019 në Kurbin e rrethinat e tij.

Gjatë foltores me demokratët e Kurbinit, Berisha tha se edhe pse pallatet në Thumanë e Fushë Krujë u shpallën të pabanueshme nga tërmeti i rënë më herët, banorët u lanë aty të jetonin derisa humbën jetën nga tërmeti i radhës.

“Viktimat në Thumanë ishin një krim i vërtetë shtetëror pasi pallatet e viktimave u bënë të pabanueshme në tërmetin e shtatorit. Por një qeveri e papërgjegjshhme që ka si synim plaçkitjen e qytetarëve, që edhe pse konstatoi se pallatet ishin të pabanueshme i la bamorët në mëshirë të fatit për t’u marrë jetën një tërmet tjetër. Sot për këtë krim shtetëror para ligjit nuk ndodhet asnjë zyrtar, asnjë qeveritar e ky është një krim i dytë ndaj qytetarëve.” – tha  Berisha.