Vendosni fjalën kyçe....

“Firmat e demokratëve s’mund të dorëzoheshin në zyrën e të pabesit Basha, kush të dojë të shkojë t’i shohë te Paloka”


Berisha i ka ftuar demokratët që ende nuk i janë bashkuar Foltores së tij që ta bëjnë këtë.

Gjatë bashkëbisediimit me demokratët e Kurbinit, ai tha se demokratët nuk mund të ndjekin një humbës që kalon nga humbja në humbje e një mashtrues që kalon nga mashtrimi në mashtrim.

Ai theksoi se firmat e delegatëve janë në zyrën e Palokës dhe se ato nuk mund të dorëzoheshin në zyrën e Bashëës, të cilin e cilësoi si të pabesë.

“Nuk mund të ndiqni një dështak, një humbës që kalon nga humbja në humbje, që kalon nga mashtrimi në mashtrim. Shkoni në zyrat e Palokës dhe verifikoni firmat se firmat tuaja në zyrën e të pabesit s’mund të përfundonin kurrë. Shkoni t’i lexoni një  e nga një, t’i verifikoni një e nga një. Askush s’duhet të ketë frikë nga e vërteta. U bëj thirrje të gjithë demokratëve që t’i bashkohen Foltores, vendi juaj është këtu. Jeni njerëz të lirë, bashkohuni me njerëzit e lirë të Kurbinit e mbarë Shqipërisë. Lulzim Basha është shndërruar në një figurë të dashur për PS-në. Rama thoshte për mua se e kam gurin e rëndë në qafë. Edvin, bashkë me Bashën dhe gurin do ju rrokullis të treve.” – tha Berisha.