Vendosni fjalën kyçe....

Janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje, por zero rezultate? Rama i kthehet gazetares: Nuk është e vërtetë, disa janë realizuar


Në konferencën e përbashkët për mediat, gazetarët i kujtuan kryeministrit Edi Rama se gjatë 7 viteve janë nënshkruar rreth 100 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, por ka pasur “zero rezultate në terren”.

Pyetjes së gazetares, Rama iu përgjigj se është e vërtetë se jo të gjitha marrëveshjet e firmosura në këto 7 vite janë realizuar, por sipas tij nuk ishte e vërtetë që ka zero rezultate.

 “Është e vërtetë, jo të gjitha marrëveshjet e firmosura mund ta themi pa dyshim dhe e kemi diskutuar së bashku që ditën e parë dhe unë kam diskutuar këtë sa herë që ka pasur qeveri të re në kosovë, nuk janë realizuar, por nuk është absolutisht e vërtetë që rezultati është zero. Një pjesë e tyre janë zbatuar plotësisht, një pjesë janë një zbatim dhe një pjesë e tyre ka ngecur.

Me Albinin kemi pasur qasje dinamike për të bërë një numër marrëveshje që janë konkrete jo vetëm në fjalë por edhe një punë konkrete që është bërë, shembulli i hekurudhës. Sot kemi nënshkruar marrëveshjen por ne e kemi vënë një buxhet financimin e studimit të projektit të kësaj vepre.

Shembulli tjetër kemi folur për lehtësimin e qarkullimit në kufi, por mes dy ministrave të brendshëm është gjetur një zgjidhje e re e cila i përgjigjet pyetjes nuk jemi në kushtet e marrëveshjes kracisë por jemi në ksuhtete për të reflektuar cfarë nuk ka shkuar mirë. Sekretariati nuk është një mekanizëm që e shpikëm ne, por ka qënë një kërkesë e punës por sot kemi një sekretariat të realizuar, edhe koordinatorin e këtij sekretariati e kemi në punë, ju e njihni personin që është rasti konkret i një figure që gëzon respekt nga dy palët që ka filluar punën. Puna juaj e do që të shifni gjysmën bosh, kurse puna ime e do që ta shikoj gjysmën plot të gotës që mund të pihet ujë.”- u shpreh Rama.

Ndërsa Albin Kurti, të njëjtës pyetje iu përgjigj duke thënë ngecjet në zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme, nuk i dekurajon por i shtojnë zellin për të punuar.

“Së pari nuk e vej në dyshim që edhe pararendësit e mi e kanë qenë të kënaqur në mbledhjet që janë mbajtur. Jam evidente që kanë pasur ngecje. Por ngecjet na entuziazmojnë e na shtojnë zellin për të punuar. Unë besoj që kjo mbledhje është sigurisht mbledhja e 7, por në të njëjtën kohë është me një koordinator të përbashkët, e besojmë se ai ka meritat për zbatimin e dakordësimeve tona. Do kërkoj që stafi të jetë më aktiv edhe në fushën virtuale sociale, por edhe në punën aktive reale. Nuk Unë jam shumë optimist për çfarë do të bëjmë këtë vit, vitin e ardhshëm do të shihet interesat e vullneti i qytetarëve është shndërruar në përgjegjësi. Do kemi kritika për më shumë punë, por jo pesimizëm për dështimet.”– tha Kurti.