Vendosni fjalën kyçe....

Kujtim Gjuzi paralajmëron Bashën: Më mirë ik, se është gati një video që të shkatërron familjen e PD-së


Ish-deputeti i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ka paralajmëruar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, që të japë dorëheqjen.

Kjo sepse në të kundërt, sipas tij ekziston një video që nëse publikohet do t’i shkatërronte atij familjen e kësaj force politike.

“Bashës duhet me i thënë: O djalë i mirë ik me kohë të mirë! E ka të sigurtë që do ikë, sepse unë nuk ua thashë një sekret tjetër. Ia thashë djalit tuaj një sekret, nuk e di nëse ua solli. Nëse nuk ikën është gati një video që i shkatërron familjen. Më mirë të ikë vetë.”- tha Gjuzi i cili më pas shtoi se e kishte fjalën për “familjen e Partisë Demokratike”.