Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në konferencën e përbashkët me homologun e tij Edi Rama tha se marrëveshjet ne nënshkruara ditën e sotme mes dy qeverive do të forcojnë më shumë të dy shtetet. Sipas tij, bëhet fjalë për 13 marrëveshje.
“I dashur Edi ne po mbjellim së bashku, dhe do të na duhet edhe diell edhe shi, që të vjelim frytet për qytetarët tanë. Jam i gëzuar për mbledhjen e 7-të mes dy qeverive tona, kemi nënshkruar 13 marrëveshje sot, duke e rritur më tej bashkëpunimin për më shumë drejtësi, zhvillim dhe mirëqënie për shqiptarët në të dy anët e kufirit.
Nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara do të rrisim edhe më tej bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie Marrëveshjet janë me rëndësi ekonomike e kulturore. Bashkëpunimi do të forcojmë marrëdhëniet tona. marrëveshjet janë në horizontin e integrimit europian, i cili është fati ynë. Marrëveshje si këto sot do mundësojnë që vizionet dhe programet e të dy qeverive t’i përkthejmë në veprime konkrete. Gjithashtu gjatë ditës së sotme do të diskutojmë për veprime konkrete për të vlerësuar bashkëpunimin ekonomik të deritanishëm. Lidhshmëria janë gjuhësore, kulturore janë nyje të forta historike.”-tha Kurti.