Vendosni fjalën kyçe....

Mbledhja e përbashkët, Rama tregon marrëveshjet që do firmosen: Shqiptarët punojnë dhe dalin në pension ku të duan


Në mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës që po mbahet në Elbasan, kryeministri Edi Rama tha se me marrëveshjet që do të nënshkruhen sot do të sjellin bashkëpunimin mes dy shteteve më pranë.

“Do kishim dashur t’ju prisnim me diell. Shpresojmë që ky shi të jetë ogur i mirë. Ky është takimi i 7 i Shqipërisë dhe Kosovës mes dy qeverive. Sot mblidhemi pas dy vitesh, por edhe pasi kemi arritur sidoqoftë kemi një numër të konsiderueshëm gjërash që janë diskutuar e janë vënë në vijë. Një pjesë janë në rrugën e zbatimit, dhe një pjesë janë zbatuar. Ndërkohë sfida e përbashkët është të rrisim zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plot mes të dyja shteteve në të gjitha fushat. Sot e sjellim bashkëpunim e dy shteteve më pranë njerëzve. Me vjen mirë që sot angazhohemi për hapjen e pikës kufitare në Shishtavec, rregullimin e trafikut lokal të kufirit dhe lejeqendrimin.”- tha Rama.

Ai shtoi gjithashtu se po bëhen hapa drejt arritjes së një tregu të përbashkët mes 2 vendeve.

“Krijojmë kushte shumë më të favorshme për të dyja anët e kufirit për aksesin në tregun e punës, dhe një tjetër hap për një treg të përbashkët, ku shqiptarët mund të studiojnë, punojnë dhe pastaj të dalin në pension pavarësisht vendit gjeografik ku është.

Njohja e sigurimeve shoqërore jep një mesazh të plotë për lirinë e çdo shqiptari për të jetuar e punuar në të anët e kufirit. Të diplomuarit e universiteteve tona shumë shpejt do të kenë njohje automatike diplomash. Hiqet menjëherë një procedurë burokratike e mbuluar me shkresa.”- tha Rama.