Vendosni fjalën kyçe....

Nënshkruhen marrëveshjet Kosovë – Shqipëri


Ka përfunduar mbledhja e përbashkët mes qeverive të Kosovës dhe të Shqipërisë, e zhvilluar paraditen e sotme në Elbasan.

Në fund të kësaj mbledhje kryeministrat dhe ministrat e të dy vendeve kanë nënshkruar marrëveshjet që i prezantuan më herët gjatë mbledhjes.

Në këtë takim të shtatë të dy Qeverive, të parin për Albin Kurtin si kryeministër, u arritën gjithsej 13 marrëveshje.

Ndër to, përmendim marrëveshjen për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë, marrëveshjen për heqjen e kontrolleve fizike në kufi, për lejeqëndrimet, unifikimin e abetares dhe të tjera.

16 marrëveshjet:

  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për heqjen e lejeqëndrimit të përkohshëm.
  • Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për rregullimin e regjimit të trafikut lokal të kufirit.
  • Marrëveshja ndryshuese e Marreveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash).
  • Marreveshje ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se Republikes se Kosoves “Per ndihme te ndersjellte juridike ne ceshtjet civile dhe tregtare”.
  • Per miratim, ne parim, te marreveshjes, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Republikes se Kosoves, per sigurimet shoqerore.
  • Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje/daljes së mallrave.
  • Kalendari i përbashkët Kulturor Vjetor Shqipëri-Kosovë, për vitin 2021-2022 Marrëveshje Bashkëpunimi: në fushën e Trashëgimisë Kulturore midis MKRS & MK.
  • Protokoll Bashkepunimi Ndermjet Keshillit te Ministrave te Republikes se Shqiperise dhe Qeverise se republikes se Kosoves per krijimin e Sekretariatit Koordinues Nderqeveritar.
  • MoU për studimin e fizibilitetit për ndërtimin/rehabilitimin e segmentit hekurudhor Durrës-Prishtinë.
  • Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Institucionit kompetent të palës kosovare.
  • Marrëveshje dypalëshe për lehtësimin e procedurës së njohjes se diplomave nga IAL-te (te konfirmimit të të diplomuarve nga Qendrat Kombëtare respektive të Njohjes së Diplomave).
  • Manual i Përbashkët për procedurat standarde të operimit në Doganën e Durrësit.
  • Manuali Per proceduart standarte te operimit ne piken e perbashket te kalimit kufitar (PPKK) Morine-Vermice
  • Marrëveshje dypalëshe për qasje të ndërsjellë në modulet e riskut.
  • Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të RSH dhe Agjencisë Shtetëror të Arkivave të Republikës së Kosovës.