Rikthehen reshjet e dëborës në Dardhë.
Mësohet se këtë të premte në segmentin rrugor të Dardhës nga km i 9-të deri tek i 11-ti ka patur reshje më të dendura.
Për këtë arsye është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat.
Reshjet kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intesitet të ulët ndërsa në disa vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm.