Vendosni fjalën kyçe....

Një makinë i preu rrugën Berishës, zbardhet dinamika e aksidentit në Kurbin


Të tjera hollësi kanë dalë nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras, ku ish-kryeministri Berisha i ka shpëtuar për fije një përplasjeje që mund të kishte pasur pasoja të rënda.

Një makinë është futur kundravajtje pasi ka dalë nga një karburant dhe ka dalë ballë për ballë me eskortën e ish-kryeministrit që po kthehej në Tiranë nga Foltorja e Kurbinit.

Makina me të cilën udhëtonte Berisha dhe tre nga makinat shoqëruese kanë mundur të devijojnë duke i shpëtuar përplasjes ndërsa makina e katërt ka frenuar me forcë duke u përplasur, shkruan ABC.

Siç shihet nga fotot e publikuara, makinës shoqëruese të Berishës i është dëmtuar në parakolpi. Në aksident janë përfshirë mjeti që drejtohej nga 27-vjeçari Albin Menitoviç, banues në Prishtinë që ka goditur mjetin e eskortës së Berishës. Nga përplasja janë dëmtuar Edi Sinani, Albinin Menitoviç e Sali Lazri.

*Video Credit: ABC