Vendosni fjalën kyçe....

“Nuk kam kohë” – Rama i del në krah Bora Muzhaqit: Thjesht s’ka eksperiencë


Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste mbrëmjen e kaluar, ka marrë në mbrojtje ministren Bora Muzhaqi, për sjelljen e saj kur u pyet nga gazetarët lidhur me ngjarjen e rëndë në Fier, të vrasjes së një fëmije 8-vjeçar.

I pyetur në emisionin “Të Paekspozuarit” për ministren, Rama e justifikoi duke thënë se Muzhaqi thjesht nuk kishte eksperiencë me mediet.

“E para e punës njëherë ajo është thjesht mungesë eksperience kur të gjenden gazetarët përballë në momentin e parë. Nuk ka problem. Nuk është katapultim fare.

Ajo është ministre e Rinisë dhe e Fëmijëve, ishte në listën tonë të deputetëve pas një seleksionimi shumë të gjerë që u bë, ajo po punon dhe unë kam shumë besim se ajo do të bëjë një punë shumë të mirë.

Momente fatkeqe me mediat iu ndodhin edhe njerëzve me shumë eksperiencë, është thjesht mungesë eksperience.”– tha Rama.

Kujtojmë se Ministrja për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi, kur gazetarët e pyetën për ngjarjen e rëndë në Fier u kujtua se nuk kishte kohë të përgjigjej. Por ndërkohë u përgjigj duke iu thënë gazetarëve të lexojnë VKM-në që përcakton kompetencat e saj.