Partizani ka arritur të dalë nga kriza pas fitores ndaj Teutës në limitet e ndeshjes.
Në një ndeshje që u tensionua në fund të saj me dy kartona të kuq të marrë nga një për secilin ekip, ekipi i Ilir Dajës mori një fitore tejet të rëndësishme, e dyta këtë sezon në 10 ndeshje.
Golin për durrsakët e shënoi Gorgiev në minutën e 26-të të pjesës së parë ndërsa golin e barazimit për ‘të kuqtë’ e shënoi Junior në minutën e fundit të rregullt e të dytin Cara.
Pas fitores së sotme, Partizani, mbetet ende ‘mbreti i barazimeve’ me 7 të tilla në 10 ndeshje të luajtura.
Kryeqytetasit janë ngjitur në vendin e pestë, ndërsa Teuta mban vendin e katërt, gjashtë pikë larg Tiranës që luan nesër në fushën e Skënderbeut.