Vendosni fjalën kyçe....

Policia shpall në kërkim një 32-vjeçar, dyshime se abuzoi me 13-vjeçaren dy vite më parë


Një tjetër rast i abuzimit seksual me të mitur është denoncuar në kryeqytet.

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka shpallur në kërkim një 32-vjeçar, i cili dyshohet për përdhunimin e një vajze të mitur 13-vjeçare, ngjarje e cila mendohet se ka ndodhur dy vite më parë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit L. A., 32 vjeç, pasi dyshohet se në vitin 2019 ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, pa dëshirën e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.”- bën me dije Policia.