Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e re gjermane do legalizojë kanabisin

Marrëveshja midis Social-Demokratëve, Demokratëve të Lirë dhe të Gjelbërve të Gjermanisë përfshin dispozita për dekriminalizimin e konsumit të kanabisit. Kjo u konfirmua të mërkurën nga mediat gjermane, të cilët morën tekstin e dokumentit.

Raportet thonë se qeveria do të krijojë një sistem të ‘shpërndarjes së kontrolluar të kanabisit për të rriturit’ për konsum rekreativ përmes dyqaneve të licencuara.

“Koalicioni dëshiron të vendosë kontroll të rreptë të produktit për të siguruar cilësinë e tij dhe “mbrojtjen e të miturve”, thuhet në marrëveshje.

Plani i qeverisë së koalicionit për legalizimin e kanabisit rekreativ u zbulua javën e kaluar në mediat gjermane që citon burime në të tre partitë. Kanabisi medicinal është e ligjshëm në BE që nga viti 2017.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani