Vendosni fjalën kyçe....

Rama në mbledhjen mes 2 qeverive: Të kemi një abetare të unifikuar mes Shqipërisë dhe Kosovës


Përpara se t’i jepte fjalën homologut të tij Albin Kurtit, kryeministri Edi Rama propozoi në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, që për vitin e ardhshëm dy vendet të kenë një abetare të përbashkët, e më pas edhe në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.

“Dua të theksoj diçka që me Albinin e kemi gjetur si emërues të përbashkët, të vullnetit për të ekzekutuar ato që vendosim. Sot nuk jemi në një mbledhje që ka gjithmonë peshën e vet simbolike, por përtej, sot me vjen mirë që jemi në një mbledhje punësh konkrete të materialuzar në punë konkrete, është prioritet që gjithçka që kemi vendosur të jetë në krye të agendës së punës së të gjithë ministrave përkatës, për të mos lejuar që në rrugën e zbatimit këto fjalë të nënshkruara të mbeten fjalë.

Në mbledhjen e ardhshme do të kemi rezultate konkrete në ndërvperimin real mes njerëzve e sipërmarrjeve. Për vitin e ardhshëm që është edhe një vit jubilar për Pavarësinë, të kemi gati abetaren e unifikuar. Abetarja është një libër themeltar për këdo që hyn në rrugën e arsimit. Duhet të kemi vetëm një abetare.  Të ndajmë sa bashku, të kemi një abetare të Gjuhës Shqipe në Shqipëri dhe Kosovë dhe këtë abetare unike ta kemi në të gjitha hapësirat ku fëmijët mësojnë shqip.”– tha Rama.