Vendosni fjalën kyçe....

Rama porosit dy Ministrat e Brendshëm: Bëni punën se kostot i marr unë dhe Kurti, ju merrni meritat


Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive, kryeministri Edi Rama, tha se është detyrë e ministrave të Brendshëm, që të japin llogari dhe që të zbatojnë punën në terren për marrëveshjet e lidhura mes Shqipërisë dhe Kosovës, që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes në pikat kufitare apo dhe me lejet e qëndrimit.

Ai u shpreh, kostot i merr ai dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ndërsa ministrat marrin meritat.

 “Më takon mua, siç është ngacmimi i ministrave të Brendshëm. Iu kemi kërkuar që ta na e bëjnë jetën më të lehtë kur vjen puna te qarkullimi i qytetarëve në të dy anët e kufirit. Do të doja që nga të dy ministrat, që të na informonin këtu dhe për publikun për marrëveshjen mes dy shteteve, për marrjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm. Jeni ju që duhet ta bëni, se meritën e merrni ju të dy, kostot unë dhe Albini. Duhet të merrni masa për sezonin e ri. Do të dëgjoja nëse ka ndonjë progres.”- tha Rama.