Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në Fier.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘8 Shkurti’.
Sipas policisë, lënda plasëse është vënë në apartamentin e një personi me iniciale A.H., ku nuk banon njeri pasi familjarët ndodhen jashtë vendit. Nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale pasi është dëmtuar dera e jashtme.
Njoftimi
“Informacion paraprak
Sot rreth orës 21:40, në lagjen “8 Shkurti” në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse. Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.”