Vendosni fjalën kyçe....

“S’ka arsye të besohet se ngjarja në Deçan është akt terrorist” – Deklarata e policisë së Kosovës


Policia e Kosovës ka thënë se nuk ka arsye të besohet, se vrasja e tre personave gjatë sulmit me armë ndaj një autobusi që po tranportonte nxënës në Deçan, është akt terrorist.

Zv.komandanti i policisë së Pejës, Veton Elshani, ka deklaruar se më shumë mundësi shënjestër e sulmit të ketë qenë dikush që ka qenë aty në çastin e të shtënave.

Nga të shtënat ndaj autobusit që po transportonte nxënës nga Gjakova drejt Deçanit humbën jetën shoferi si dhe dy nxënës të mitur.

“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist apo sulm në tërësi në autobus. Ka mundësi që cak të jetë dikush specifik në atë vend. Një person i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Policia është në vendin e ngjarjes. Njësitet e krimeve të rënda janë në vendin e ngjarjes. Po hetohen të gjitha pistat. Të gjithë jemi në vendin e ngjarjes.” – ka thënë Elshani.