Vendosni fjalën kyçe....

Universiteti Katolik në SHBA shfaq Jezusin që duket si George Floyd


Udhëheqja në një universitet të shquar katolik në SHBA po akuzohet për blasfemi lidhur me miratimin e një pikture që përshkruan Jezusin me fytyrën e George Floyd.

Piktura, “Mama” nga ikonografja Kelly Latimore, ngjall imazhin e krishterë të Pietës, duke treguar Virgjëreshën Mari duke vajtuar me trupin e vdekur të Jezusit në krahë.

Versioni i Latimore i përshkruan të dy si njerëz me ngjyrë, dhe Jezusi ka tiparet e George Floyd. Universiteti Katolik i Amerikës (CUA) mirëpriti një printim të imazhit në Shkollën e Drejtësisë në maj, duke e ekspozuar atë në Kapelën Mary Mirror të Drejtësisë, por vendimi doli i diskutueshëm.

“Ikona nuk ka vend në Universitetin Katolik të Amerikës; është blasfemi dhe një ofendim për besimin katolik, por nuk është aspak për t’u habitur që u vendos atje,” tha një i ri në CUA për uebsajtin konservator të lajmeve The Daily Signal.

“Është vetëm një tjetër simptomë e liberalizimit dhe laicizimit të kampusit tonë.”

Raporti citoi disa njerëz të pakënaqur me praninë e imazhit në kampus, megjithëse shumica prej tyre kërkuan të mbeten anonimë nga frika e hakmarrjes. Ata thanë se të folurit kundër tij publikisht do t’i ekspozonte ata ndaj akuzave për racizëm.

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani