Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, ka zhvilluar një takim me gratë e vajzat e Shkodrëës.
Deputetja demokrate tha gjatë takimit se deri tani thirrje së Sali Berishës për Kuvendin e 11 dhjetorit i janë përgjigjur mbi 5 mijë delegatë.
Po kështu Vokshi theksoi se Kuvendi do shënojë rithemelimin e PD-së.
“Tashmë e ka fjalën anëtarësia, ka arritur numri 5 mijë anëtarë që kanë firmosur për Kuvendin e datës 11 dhjetor, ku është anëtarësia është partia. Një kryetar pa anëtarësi nuk është më kryetar. Në datën 11 do jetë Kuvendi historik i PD-së, ku do merren vendime historike për rithemelimin e ringritjen e PD-së e kthimin e saj në një forcë të vërtetë opozitare për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës.” – tha Vokshi pas përfundimit të takimit.