I është vënë flaka sot banesës së Klodian Çalamanit, personit që ndodhet në paraburgim për vrasjen e një 8-vjeçari në Greçalli të Fierit.
Dhoma ku jetonte 38-vjeçari është shkrumbuar bashkë me orenditë, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.
“Në fshatin Grecalli, Fier, ka marë flakë dhe është djegur pjesërisht banesa e shtetasit K. Ç., 39 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”– thuhet në njoftimin e Policisë.
Ngjarja dyshohet se është hakmarrje e familjarëve të fëmijës së mitur të cilët jetojnë pranë banesës së Çalamani, i cili ndodhet në burgun e Vlorës.
Ky i fundit akuzohet për vrasjen dhe më pas groposjen e një fëmije 8-vjeç, ngjarje e ndodhur të martën e 16 Nëntorit të 2021.