Të tjera hollësi janë zbuluar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kosovë, ku nga të shtënat me breshëri ndaj një autobusi që po transportonte nxënës nga Gjakova drejt Deçanit kanë humbur jetën shoferi e dy nxënës të mitur.
Sipas kryetarit të fshatit Gllogjan, Mustafë Selmani, një person i maskuar ka dalë para autobusit e ka qëlluar me automatik.
“Fëmijët thonë se dikush ka dalë përpara dhe ka gjujt kallash. Ka qenë njeri me maskë dhe i ka gjujt autobusit me kallashnikov. Një njeri me maskë ka qenë, fëmijët tjetër s’kanë pa.” – ka thënë Selmani.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Gllogjan ndërsa nga të shtënat kanë mbetur të lënduar edhe disa nxënës të cilët për momentin paraqiten në gjendje të qëndrueshme.