Vendosni fjalën kyçe....

8 humbje jete në vend, 405 raste të reja me Covid-19


Tetë persona kanë humbur jetën në spital lidhur me pandeminë Covid-19, duke e çuar numrin e përgjithëm të viktimave në 3085.

Pacientët që kanë humbur jetën janë dy qytetarë nga Fier të moshave 51-70 vjeç, një qytetar 56 vjeç nga Tropoja, tre qytetarë nga Tirana të moshave 61-91 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Bulqiza dhe një qytetar nga Durrësi 72 vjeç.

Nga 2657 testime të bëra janë gjetur 405 raste të reja. Në spital po mjekohen 149 pacientë nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.