Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Bardhi, ka thënë mbrëmjen e sotme se një pakicë e zhurmshme janë përqendruar në sulme ndaj PD-së e lidershipit të saj.
Ai ishte i ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 me gazetaren Nisida Tufa ku shtoi se PD-ja duhet të jetë e përqendruar në luftën ndaj kryeministrit Rama dhe levizja e Berishës po e shfokuson.
“Për fat të keq ajo që nisi si një përpjekje për demokratizim të partisë është shfaqur edhe ne opinionin publik si një betejë personale e Berishës për pushtet. Ndjej keqardhje sepse fokusi i PD-se duhej të ishte kundër regjimit të Edi Ramës. Një pakicë e zhurshme kam fokusuar vëmendjen në sharje ndaj partisë dhe lidershipi të PD-së. Kur them pakicë bazohem në mendimin e shprehur nga anëtarët e çdo organi brenda partisë. Beteja e Berishës nisi pas një vendimi të kryetarit të partisë si rrejdhojë e një vendimi të SHBA për shpallje non grata të tij. Është situatë e vështirë, nuk e mohoj, na ka shfokusuar nga përgjegjësia që kemi por jam i sigurtë që me vendimet që do të marrin në Kuvendin e 18 dhjetorit do ta kapërcejmë këtë.” – tha Bardhi.