Vendosni fjalën kyçe....

Danimarka bëhet vendi i parë në BE që mbështet vaksinën Covid për 5-vjeçarët


Bordi Danez i Shëndetësisë ka rekomanduar që fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç duhet të bëhen gati të vaksinohen kundër Covid-19, duke u bërë vendi i parë i BE-së që bën këtë lëvizje.

Të premten, Helene Probst, zëvendësdrejtoresha e Bordit Kombëtar të Shëndetësisë, i tha shtypit se vendimi kishte ardhur në një kohë shqetësuese për kombin nordik, pasi rastet e Covid vazhdojnë të rriten.

“Ne kemi parë një infeksion shqetësues në spitale dhe se numri i të shtruarve është rritur në mbi 400.” – tha ajo.

“Jam shumë e lumtur që tani kemi një miratim për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Ne kemi nevojë për atë. Jemi ende në mes të një epidemie dhe një krize historike shëndetësore.” – shtoi Probst.

Rekomandimi i bordit vjen pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandoi të enjten se vaksina Pfizer-BioNTech Covid-19 mund të përdoret në mënyrë të sigurt tek fëmijët nga mosha 5 vjeç e sipër.