Vendosni fjalën kyçe....

Dyshime për evazion fiskal te Juventusi, në hetime përfshihet edhe transferimi i Ronaldos


Te Juventus ka nisur një hetim nga Guardia Di Finanza n lidhje me shit-blerjen e lojtarëve.

Në fitimet kapitale të dyshimta prej 282 milionë euro, është përfshirë edhe blerja e  CR7 në verën e vitit 2018.

Nën lupën e Prokurorisë Publike të Torinos 42 operacione tregu i merkatos në periudhën 2018-21, brenda të cilave, në bazë të hetimit nga Prokuroria Publike e Torinos (sipas Ansa), do të kishte fitime kapitale të barabarta me rreth 282 milionë euro.

Kontrolle ka edhe për marrëdhëniet ekonomike me Cristiano Ronaldon. Lojtari nuk është nën hetim. Megjithatë, policia mori detyrën e kërkimit të dokumenteve private në lidhje me kontratën dhe pagat e papaguara.

Gjithçka filloi me punën e kryer nga Covisoc dhe Prokuroria Federale më 27 tetorin e kaluar për përfitime të mundshme fiktive kapitale që synonin rregullimin e vrimave në buxhet: 62 transferta të futbollit italian, nga të cilat, siç thamë, 42 me Juventusin. Nga analiza e dokumenteve, shkruan Gazzetta dello Sport, kishte dalë në dritë se klubi kishte nxjerrë dokumentacionin që lidhej me kalimin e parave vetëm për 3 raste. Prej aty nisi hetimi nga Prokuroria Publike e Torinos.