Dy persona janë gjetur të vdekur brenda një apartamenti në Golem.
Viktimat janë identifikuar si 60-vjeçari M.J., banues në Golem e 50-vjeçarja A.Ll, banuese në Tiranë.
Nga këqyrja e trupave nuk janë gjetur shenja dhune e dyshohet se ata kanë humbur jetën si pasojë e asfiksisë nga gazi.
Njoftimi
“Kavajë/ Informacion paraprak
Më datë 27.11.2021, rreth orës 17:45, në Golem, në katin e dytë të një pallati, janë gjetur në banesën e shtetasit M.J, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi M. J., 60 vjeç banues në Golem dhe shtetasja A. Ll., 50 vjeçe, banuese në Tiranë. Nga hetimet paraprake dyshohet se kanë humbur jetën një ditë më parë si pasojë e asfiksisë nga gazi. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e plotë të ngjarjes.”