Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Lartë regjistron rekursin e Adriatik Llallës, Ilir Panda relator i çështjes


Gjykata e Lartë ka regjistruar rekursin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Nga shorti relator është caktuar të jetë gjyqtari Ilir Panda.

Llalla kërkon rrëzimin e vendimit të Gjykatës së Apelit e cila e dënoi me 2 vjet burg.

Ish-kryeprokurori nuk po e vuan dënimin pasi ndodhet në arrati pas shpalljes së vendimit nga Apeli duke kërkuar qe vendimi i tij të mos ekzekutohej.

Llallës iu sekuestruan edhe pasuri, ku përfshihet një sipërfaqe tokësore.