Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata Kushtetuese vendos në 21 dhjetor për shkarkimin e ish-kryebashkiakut të Lushnjës të arrestuar nga SPAK


Gjykata Kushtetuese ka vendosur që në datë 21 dhjetor të zhvillojë seancën plenare për të vendosur mbi shkarkimin e Fatos Tushes si kryetar bashkie në Lushnjë.

Tushe u shkarkua pasi u arrestua gjatë një operacioni të ndërmarrë me urdhër të SPAK-ut, ku në pranga kanë rënë edhe 10 zyrtarë dhe ish-zyrtarë, të cilët janë: Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela.

Këta të fundit akuzohen për veprat penale: “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, “Shpërdorim i detyrës” dhe “Falsifikim i dokumenteve”.