Një numër kompanish të mëdha farmaceutike kanë shpallur strategji për të trajtuar llojin e sapoidentifikuar Covid-19, të quajtur Omicron, duke përfshirë planet për të ndryshuar vaksinat ekzistuese dhe për të zhvilluar doza të reja.
Me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) që caktoi Omicron si ‘lloj shqetësues’ pas një takimi urgjent të premten, duke paralajmëruar se lloji me mutacion të lartë mund të jetë më infektiv se ata që ishin parë më parë, Big Pharma u fut shpejt në modalitetin e reklamës dhe marrëdhënieve me publikun, pasi disa firmat nxituan të përshkruanin se si do të luftonin llojin e ri.
Pfizer, e cila ka prodhuar një nga vaksinat më të përdorura në botë kundër Covid së bashku me partnerin e saj gjerman BioNTech – i tha Fox Business se po ‘mbetet vigjilente’ dhe po mbikëqyr vazhdimisht llojet e reja që mund ‘t’i shpëtojnë mbrojtjes’ nga vaksina e saj.
“Në rast se shfaqet një lloj i ri që i shjmanget vaksinës, Pfizer dhe BioNTech do jenë në gjendje të zhvillojnë dhe prodhojnë një vaksinë të personalizuar kundër atij varianti në afërsisht 100 ditë.” – shtoi kompania, megjithëse nuk tha nëse ndonjë hulumtim specifik ishte kryer në Omicron deri më tani.
Moderna dhe Johnson & Johnson, dy zhvillues të tjerë të mëdhenj të vaksinës Covid, lëshuan mesazhe të ngjashme të premten, me kompaninë e fundit duke deklaruar se tashmë po teston një injeksion përforcues për të rriturit e shëndetshëm që përmban dyfishin e dozës së vaksinës, krahasuar me atë që është në përdorim tani.
Moderna tha gjithashtu se tani po studion dy kandidatë përforcues të krijuar posaçërisht për të ‘parashikuar mutacione të tilla si ato që janë shfaqur në variantin Omicron’.
Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani