Vendosni fjalën kyçe....

LSDM-ja i pranon dorëheqjen Zaevit, kryetari i ri zgjidhet më 12 dhjetor


Lidhja Social Demokrate në mbledhjen e sotme ka shpallur zgjedhjet e brendshme partiake.

Sipas zëdhënëses së partisë Bogdanka Kuzevska, procedura për zgjedhje fillon që nesër dhe në këto zgjedhje kanë të drejtë të kandidohen të gjithë anëtarët e partisë të cilët i plotësojnë kushtet sipas statutit. Zgjedhjet do të mbahen më 12 dhjetor.

Ndërkohë përveç për kryetarit në këto zgjedhje brenda-partiake do të zgjidhen edhe organet tjera të partisë.

Zaev paraqiti dorëheqjen edhe në Parlament por kërkesa e tij për të lënë zyrën e ekzekutivit nuk u miratua.