Vendosni fjalën kyçe....

Ministri i Brendshëm thirrje qytetarëve të informojnë policinë për krimin në Gllogjan, i kërkonin vrasësit të dorëzohet


Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla në një konferencë për media i ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për krimin që ka ndodhur mbrëmë në Gllogjan të bashkëpunojë me policinë.

Unë jam kthy në Kosovë dhe kam ardhë drejt në Deçan për ta takuar policinë dhe prokurorët e rastit për t’i vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet për zbardhjen e rastit.Dua t’i bëj ftesë qytetatëve që për çfarë do informacioni ti drejtohen prokurorisë dhe policisë në mënyrë që rasti të zbardhet sa më parë”, tha ai.

Sveçla po ashtu tha se i bën ultimatum autorit të krimit të mbrëmshëm që të dorëzohet.

Unë i bëj ultimatum vrasësit që të dorëzohet sepse për çdo ditë ai i rëndon të tjerët, ai që i ndihmon vrasësit implikohet në vepër penale.Sa më parë që dorëzohet aq më mirë për rrethin e tij dhe për qytetarët e Kosovës. Unë mund të garantoj se jemi të vendosur që të gjitha kapacitetet tona shtetërore janë në dispozicion të zbulimit të këtij rasti”, tha ai.

Më tej ministri Sveçla u shpreh se kanë informacione të ndryshme dhe hetimet po bëhen në disa pista.

Tash kemi informacione të ndryshme në rrugë të ndryshme të cilat policia e Kosovës është duke i trajtuar një për një. Janë duke u trajtuar disa pista që po hetohen. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me prokurorinë speciale dhe prokurorinë e rastit, poashtu kemi koordinim me AKI-në që rasti të zbulohet sa më parë dhe vrasësi të vihet para drejtësisë”, tha ai.