Vendosni fjalën kyçe....

Policia hedh poshtë deklaratën e truprojës së Berishës, makina që i përplasi po ecte në sens të njëjtë me ta


Policia e Lezhës ka sqaruar në një njoftim të dytë aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Thumanë ku u përfshi edhe makina që shoqëronte Sali Berishën në foltoren e Kurbinit.

Uniformat blu kanë arrestuar 24-vjeçarin banues në Prishtinë pasi ku shtetas ka goditur eskortën e Berishës duke qarkulluar në sens të njëjtë në autostradë.

Me këtë qëndrim policia ka hedhur poshtë deklaratën e truprojës së Berishës i cili mbrëmjene  djeshtme deklaroi se makina që i përplasi po ecte në sens të kundërt me ta.

Nga përplasja janë lënduar drejtuesi i makinës nga Prishtina dhe dy pasagjerët banues në Kosovë.

Njoftimi i plotë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë proceduan penalisht shtetasin A.M., 24 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, në Fushë Mamurras, duke drejtuar automjetin tip “Benz ” ka goditur mjetin tjetër tip “Benz ” me drejtues shtetasin S.L., 28 vjeç, banues në Tiranë dhe ky i fundit ka goditur mjetin shoqërues të deputetit S.B. Të 3 automjetet qarkullonin në një sens lëvizjeje, në korsinë e shpejtësisë.

Si pasojë e goditjes kanë marrë dëmtime të lehta drejtuesi i mjetit shtetasi A.M., dhe pasagjerët në këtë mjet E.S.,dhe A.M., banues në Kosovë, të cilët pasi kanë marrë mjekim në spital, janë larguar për në banesë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor “.