Vendosni fjalën kyçe....

“Punë e mirë Batman!” Policia meksikane gjen të dyshuarit për grabitje të lidhur në shtyllë e me fytyrat e lyera si Joker


‘Kalorësi i Errët’, personazhi i filmit Batman, mund të jetë duke patrulluar rrugët në Meksikën verilindore pasi disa grabitës në tentativë u gjetën të lidhur në shtyllat e llambave me fytyrat e tyre të pikturuara si Joker – duke lënë shumë të pyesin se kush mund të jetë misteri ‘Batman’.

Një burrë dhe një grua që u arrestuan për vjedhjen e çantës së një këmbësoreje femër gjatë fundjavës në qytetin e Río Bravo, u shfaqën në media meksikane të ngjyrosur si Joker.

Të dy të dyshuarit u detyruan të qëndronin në anët e kundërta të një shtylle drite në një kryqëzim rrugësh dhe të lidhur me shirit ngjitës në qytetin kufitar përballë Teksasit.

I dyshuari mashkull, i cili mbeti pa këmishë dhe i kishte prerë pantallonat në copa, kishte shkruar shprehjen ‘soy rata’ ose ‘unë jam hajdut’ në gjoks.

Në një incident të veçantë gjatë fundjavës, katër të rinjve iu lyen fytyrat si Joker pasi u kapën duke u përpjekur të grabisnin klientët në një furgon të transportit publik në Río Bravo, që ndodhet në shtetin Tamaulipas.

Të dyshuarit i kishin lidhur duart me shirit ngjitës dhe u detyruan të marshonin pa këmisha përgjatë një rruge kryesore.