Vendosni fjalën kyçe....

Sekretari i PD-së verifikon formularët, lexon emrat e 272 delegatëve që firmosën për Kuvendin e 11 dhjetorit


Dega e Partisë Demokratike të Elbasanit është paraqitur ditën e sotme në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD-së Edi Paloka ku ka kontrolluar formularët për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Jashtë selisë së PD-së janë lexuar emrat e 272 delegatëve që mbështesin Kuvendin e thirrur nga Berisha.

Nga Dega e PD-së në Elbasan kanë firmosur 272 delegatë, emrat e të cilëve janë lexuar një për një publikisht para mediave nga Sekretari i Degës së Elbasan Bledi Himçi.