Vendosni fjalën kyçe....

Serbia u refuzon vizat katër ministrave të Kosovës, do shkonin për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë


Katër ministrave të qeverisë së Kosovës i është refuzuar viza nga autoritetet serbe për udhëtim në komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Njoftimin e ka bërë Ministri i Transporteve, Luburn Aliu i cili shkruan se atij dhe ministrave Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku kishin planifikuar të zhvillonin vizitë dy ditore në Luginë por i është refuzuar viza pa asnjë arsyetim.

Nga Serbia, na refuzohet pa arsye kërkesa për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë në momentin para nisjes. Duke filluar nga sot, bashkë me ministrat, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku, planifikonim të fillonim vizitën dy ditore, në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Vizita jonë, nga autoritetet në Beograd, u refuzua, pa asnjë arsyetim pak para nisjes së delegacionit tone”, ka shkruar Aliu.