Vendosni fjalën kyçe....

Shkollat britanike do përdorin lojën e njohur ’Assassin’s Creed’ për të mësuar historinë


Më shumë se 50 shkollave britanike u është dërguar një version jo i dhunshëm i videolojës ‘Assassin’s Creed Valhalla’ të Ubisoft në një përpjekje për t’u dhënë fëmijëve një mënyrë më gjithëpërfshirëse për të mësuar historinë.

Nisma është një bashkëpunim midis zhvilluesit të lojës Ubisoft dhe Digital Schoolhouse, një organizatë jofitimprurëse e mbështetur nga Shoqata për Argëtim Interaktiv në Mbretërinë e Bashkuar (UKIE).

Me heqjen e përmbajtjes potencialisht të dhunshme të lojës, studentëve u lihet modaliteti ‘Turi i zbulimit’ – një funksion që i lejon përdoruesit të nisin një turne me udhëzues në mjedisin përreth tyre.

Videoloja është vendosur gjatë epokës së zgjerimit të Vikingëve në Ishujt Britanikë në shekullin e nëntë, duke u dhënë kështu studentëve mundësinë për të eksploruar vendbanimet norvegjeze midis vendeve të tjera historike të rëndësishme ndërsa ata udhëtojnë nga Norvegjia në Britani.