Vendosni fjalën kyçe....

U largua nga banesa me ish-bashkëshorten, babai denoncon në polici zhdukjen e 15-vjeçares


Një shtetas në Delvinë ka denoncuar në polici zhdukjen e vajzës së tij 15-vjeçare.

Siç njoftojnë uniformat blu të Delvinës në kallëzimin e të atit 15-vjeçarja është larguar nga banesa së bashku me ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”-njofton Policia.