Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në spitalin Covid 3 në QSUT


Një zjarr ka rënë në katin e parë të godinës që shërben si spitali Covid 3 në QSUT për trajtimin e të sëmurëve me Covid-19.

Zjarri ka rënë në ambiente ku nuk ka pacientë të shtruar, në një nga zyrat e administratës.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit të cilët po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Me datë 27.11.2021, te spitali “Covid 3” ka rënë zjarr në një nga zyrat e administratës, ku ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit“-njofton policia.