Vendosni fjalën kyçe....

Ambulanca përplaset me një automjet në Rinas, humb jetën pacientja, plagosen rëndë 3 të tjerë


Një grua ka humbur jetën dhe tre persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti të ndodhur në Rinas.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar, ku autoambulanca e qendrës shëndetësore Fushë Krujë është përplasur me një mjet tip “Golf 5”.

Autoambulanca ishte nisur nga qendra shëndetësore në Fushë Krujë në drejtim të Tiranës, për urgjencë mjekësore, por në vendin e quajtur Kthesat e Rinasit u aksidentua.

Policia ka njoftuar se si pasojë e aksidentit, ka vdekur pacjentja Anila Bërdaku, 42 vjeçe, që ndodhej në autoambulancë.

Të lënduar kanë mbetyr edhe infermieri i ambulancës, një grua që ndodhej me 42-vjeçaren në autoambulancë, si dhe një person tjetër.

“Me datë 27.11.2021, rreth orës 23:50, në rrugën e ‘Rinasit’, janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues shtetasin A. A., me mjetin e ambulancës të spitalit të Krujës.

Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vendngjarje pacientja që ndodhej në ambulancë, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

Gjithashtu janë dëmtuar dhe ndodhen në spital në gjendje të rëndë për jetën shtetasit A. B., 30 vjeç (infermieri i ambulancës), M. B., 32 vjeçe, të cilët ndodheshin në ambulancë, dhe shtetasi Y. G., 22 vjeç, pasagjer i mjetit tjetër.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”– ka njoftuar policia.