Në një grup në aplikacionin WhatsApp te Komisioni Parlamentar i Sigurisë Deputeti socialist Bujar Çela i ka uruar ditën e pavarësisë me foton e diktatorit Enver Hoxha.
Ky “urim” ka sjellë reagimin e deputetit të PD-së Enkelejd Alibeaj i cili i ka kthyer përgjigje menjëherë në këtë rrjet komunikimi duke e quajtur “faqezi” dhe i ka kërkuar ta heqë atë foto.
Aliabeaj e ka postuar këtë reagim në rrjetet sociale të shoqëruar edhe me foton nga biseda.
“Ja se çfarë poston Bujar Çela, deputet i PS, si urim për ditën e pavarësisë së shqiptarëve: flamurin e shqiptarëve me foton e diktatorit përmbi të!
Ia ktheva përgjigjen unë dhe koleget e mi deputete të PD! E pra komunizmi, kjo farë e keqe, i ka rrënjët shumë të thella! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqërisë shqiptare!”-shkruan Alibeaj.