Vendosni fjalën kyçe....

Goditet grupi shqiptar i shpërndarjes së heroinës në Athinë, sekuestrohet lënda narkotike në laborator, euro, armë e automjete


Policia në Greqi ka bërë të mundur goditjen e një grupi shqiptar të trafikut të drogës.

Mediat në shtetin fqinj raportojnë se gjatë operacionit të zhvilluar në lagjet Kipseli dhe Galatsi në Athinë policia ka sekuestruar 21 kg heroinë, ndërsa janë arrestuar tre shqiptare 33 e 36 vjeç dhe një grua 60 vjeçe.

Po ashtu nga kontrollet në një prej banesave është gjetur edhe një laborator i përpunimit të heroinës.

Veç drogës, policia ka sekuestruar 1 pistoletë me 11 fishekë, mbi 13 mijë euro, 2 automjete, 1 furgon, 2 peshore, 7 celularë, pajisje si prerëse etj.

Si kreu i grupit është identifikuar 33-vjeçari, ndërsa përgjegjës për transportin e drogës ishte 36-vjeçari. Ndërsa roli i gruas së arrestuar, ishte ajo e përgjegjëses së laboratorit.