Figura e ekstremit të djathtë Eric Zemmour, i shpallur si president i mundshëm i Francës, u kap duke i treguar gishtin e mesit një gruaje të zemëruar që e ndeshi në Marsejë. Një ministër më vonë u kërkoi të rinjve që të mos e përsërisin gjestin e turpshëm.
Zemmour, i cili pritet të shpallë zyrtarisht kandidaturën e tij për president në fillim të muajit të ardhshëm, mbërriti në Marsejë të premten si pjesë e turit të tij promovues. Ai u ndesh me një grup protestuesish që talleshin teksa personaliteti i medias po largohej nga stacioni i trenit.
Të shtunën, një grua iu afrua makinës së Zemmour jashtë bashkisë dhe ai i nxorri gishtin e mesit. Zemmour, i cili hapi dritaren e tij, ia ktheu në të njëjtën mënyrë. Gjesti i turpshëm u kap nga kamera e një fotografi të AFP.
Sipas AFP, Zemmour iu drejtua gruas se gishti ishte projektuar për të shkuar “shumë thellë”. Ekipi i tij më vonë u tha gazetarëve se gruaja kishte mashtruar sigurinë e Zemmour duke u paraqitur si mbështetëse e tij dhe po sillej në mënyrë agresive.
Kundërshtarët menjëherë nisën sulmet ndaj shkrimtarit për gjestin. Ministri francez i Çështjeve Evropiane, Clement Beaune i tha kanalit televiziv LCI se grindja ka ekspozuar “fytyrën e vërtetë” të Zemmour, si dhe “mungesën e respektit, përçarjen, urrejtjen dhe dhunën”.
Ky njeri lavdëron qytetërimin dhe identitetin francez, e paraqet veten si një njeri me kulturë dhe aspiron të udhëheqë vendin tonë”, shkroi në Twitter anëtarja franceze e Parlamentit Evropian Nathalie Loiseau.
Nadia Hai, ministrja e zhvillimit urban, u bëri thirrje të rinjve të mos imitojnë gjestin e Zemmour dhe të luftojnë “paqytetarët nga kudo që vijnë”.
Një burim i afërt me Zemmour i tha AFP se gjesti ishte “instinktiv”. “Ai na tha: ‘Më kanë fyer, më kanë treguar gishtin ndaj jam përgjigjur’, shpjegoi burimi.
I njohur për retorikën e tij të zjarrtë anti-migrante dhe anti-islame, Zemmour u rrit në sondazhet në tetor. Në një moment, rreth 18% e njerëzve thanë se do të votonin për të në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, të planifikuar për më 10 prill. Kjo do të mjaftonte që Zemmour të përballet me presidentin Emmanuel Macron në raundin e dytë. Sipas sondazheve të fundit të cituara nga mediat franceze, ai ishte midis 13 dhe 15 për qind këtë muaj.
Zemmour u gjobit disa herë në të kaluarën për nxitje të urrejtjes kundër myslimaneve. Ai aktualisht është në gjyq pasi i quajti emigrantët fëmijë “hajdutë, vrasës [dhe] përdhunues”.